Sot për herë të tretë ka dështuar votimi në parim i projketligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Në lidhje me këtë ka reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari.
Me anë të një postimi në Facebook, Kusari ka shkruar se Vetëvedosje ka votuar kundër grave.
“Grate voto VV-ne e VV-ja voto kunder interesave te grave.
As sot VV nuk ke ne gjendje me kalu ligjin qe, nder te tjera, rregullon ne detaje berjen e IVF-se ne spitale publike”, ka shkruar ajo.
Këtë votim, Kusari e ka quajtur dështim politik.
“Cfare super deshtimi politik.
Ftoj grate dhe burrat qe kane za ne media ose media sociale ta shenojne kete deshtim”, ka shkruar ajo.