12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Kusari dorëzon ankesë ndaj Klan Kosova: KMP të shqiptojë gjobën më të lartë financiare, shkelën Kodin e Etikës

- Advertisement -

Juristja për media, Flutura Kusari ka dërguar ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova.

Ky veprim erdhi pasi në reality-shoë Big Brother Vip Kosova hyri si banorë Atilla Kardesh ish-bashkëshorti i modeles Drenusha Latifi të cilët janë në proces të divorcit pas akuzave nga modelja për dhunë fizike të kryer ndaj saj.

Kusari përmes ankesës ka kërkuar nga KPM që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova, për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale.

Postimi i plotë:

Sapo parashtrova ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova.

Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk janë absolute. Këto të drejta dhe liri vijnë me përgjegjësi dhe është përgjegjësi e televizionit Klan Kosova, që këto të drejta t’i ushtrojë duke transmetuar materiale në pajtim me normat etike dhe ligjore.

Vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes.

Kërkova nga ana e Komisionit të Pavarur për Media që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale në Republikën e Kosovës nr. KKPM-2016/03.

Ky do të jetë një rast kyç (landmark case) për Komisionin e Pavarur për Media dhe precedent në fushën e mbrojtjes së grave nga ky institucion.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit