Home Ballina Kusari: Asociacioni siç e kërkon Serbia paraqet problem për gjeneratat e ardhshme

Kusari: Asociacioni siç e kërkon Serbia paraqet problem për gjeneratat e ardhshme

0
Kusari: Asociacioni siç e kërkon Serbia paraqet problem për gjeneratat e ardhshme

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk është e sigurt nëse mund të arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt rreth pranueshmërisë së planit franko-gjerman.

“Momentumi në të cilin po ndodh ky takim është momentum kur palët janë deklaruar për pozicionet dhe kanë treguar edhe rezervat e tyre. Megjithatë sa mund të arrihet marrëveshje mbetet për t’u parë sepse flasim edhe për palën tjetër, apo Serbinë që përkundër deklarimeve të shumta dhe shumë herë para kësaj radhe, kemi ndryshime të qëndrimeve”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes ka shtuar se qëndrimi i Kosovës ka qenë i qartë që asnjë marrëveshje të mos jetë epiqendër e negociatave

“Për ne ka qenë gjithmonë e qartë normalizimi i plotë dhe marrëveshja finale e më pas diskutimi për realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët. Por jo që këto marrëveshje të nxjerren individualisht dhe pastaj të bëhen në vetvete epiqendër e procesit negociator”, është shprehur ajo.

Kusari-Lila ka deklaruar se plani franko-gjerman parasheh normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Plani e parasheh normalizimin e plotë dhe funksionimin e dy shteteve të cilat janë në raporte normale, por që një njohja nuk ekziston. Parasheh mospengimin, mospërfaqësimin e njëra-tjetrës. Me Serbinë aktuale, me njerëzit që dikur kanë qenë pjesë e regjimit të Millosheviqit është vështirë të mendohet se do të arrijmë në një rrethanë ku çdo pikë e marrëveshjes është e mundshme”, ka thënë Kusari-Lila në ResPublika në Tëvë 1.

Më tej ajo ka thënë se Asociacioni me mënyrën që po e kërkon Serbia është problem porse janë shtuar deklaratat që ky lloj mekanizmi të mos ketë karakter njëetnik.

“Është sfiduese për faktin që këto janë marrëveshjet e nënshkruara por gjithashtu është sfiduese që të gjenden modalitetet e funksionimit të këtij procesi duke mos u cenuar e ardhmja e vendit. Në vendin në të cilin Serbia krijon një mekanizëm, qofshin ato në definimin territorial siç është Asociacioni apo në përgjegjësi që nesër munden me u përdor në diçka tjetër, ne e kemi një përgjegjësi të madhe të mos krijojmë probleme sot me të cilat do të ballafaqohen gjeneratat e ardhshme nesër. Asociacioni me mënyrën siç e kërkon Serbia është definitivisht problem. Me mënyrën dhe formën siç e prezantojnë të tjerët, duke thënë se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se nuk e lejojnë, tash çdo ditë e më shumë dëgjojmë ligjvënës nga ShBA e  Britania se nuk do të lejojnë Republika Srpska në Kosovë. Edhe z. Holbrooke ka thënë se njëra prej gabimeve kryesore që është bërë ka qenë Republika Srpska apo vendosja e premisave në baza njëetnike”, ka shtuar ajo.

Exit mobile version