Në fund të konferencës, pas kërkesave të shumë gazetarëve për t’i parashtruar pyetje, Kurti tha se më nuk të marrë pyetje.
Arsye për këtë, ai thotë se është që gazetarët po bëjnë 3-4 pyetje.
“Mua më vjen keq që kjo është pyetja e fundit, por arsyeja se pse është kjo pyetja e fundit që do t’i përgjigjemi është për shkak se gazetarët që po e marrin fjalën po i bëjnë ka 3-4 pyetje. Pra duhet të organizoheni që të bëni nga një pyetje, dhe do të pysni të gjithë”, tha ai.
Kurti nuk iu përgjigj pyetjes se pse nuk merr pjesë në studio televizive.