Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti nuk ka pëlqyer fare që ia bënë gazetarët gjatë përurimit të një çerdheje në Orllan të Podujevës
Ai u pyet aty se pse s’po e shkollon edhe vajzën e tij në Kosovë derisa po lavdëronte punën e tij në arsim.
“Në vazhdimësi po përkrahni projekte në arsim, a s’janë këto të mjaftueshme që edhe vajza juaj të shkollohet në Kosovë?”, ishte pyetja e gazetares së Klan Kosovës.
“Unë po ju falënderoj shumë që po i ndiqni këto investime që po i bëjmë ne këtu, dhe natyrisht që unë kujdesem për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe po bëjmë atë që s’ka bërë asnjë qeveri para neve. Madje, të gjitha qeveritë marrë së bashku nuk mund të krahasohen me numrin e çerdheve që kemi hapur ne. Katër çerdhe për 18 vjet në njërën anë dhe në anën tjetër i kemi për vetëm katër vjet 65 çerdhe ose të ndërtuara ose në ndërtim e sipër”, tha Kurti.
Ndërkaq, ai iu hakmor asaj menjëherë.
“Sa i përket televizionit tuaj, besoj që ju duhet t’u thoni pronarëve që t’ia ktheni 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës”.