Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje sot po mban tubim me elktorantin e tij në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Skënderajt, tubim ku i cili po përjellet me tensione, pasi dhjetëra qytetarë kanë dalur për ta kundërshtuar.
Teksa po mbante fjalimin e tij, e duke vazhduar edhe hedhja e mjeteve piroteknike, u ndal edhe energjia elektrike.