8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Kurtit i “djeg” raporti i DASH-it ku flitet për “korrupsion serioz në Qeveri”, mundohet t’i mësoj amerikanët se si të flasin mirë për të

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës është kritikuar shumë për këtë, e majde, këtë javë u kërkua të diskutohet rreth kësaj edhe në Kuvend, mirëpo pushteti votoi kundër. Si i pa kryeministri Albin Kurti këto dy raporte?

Sipas raportit të këtij viti, ka korrupsion serioz qeveritar, ndonëse, Qeveria ka ndërmarrë hapa të besueshëm “por jokonsistent” për t’i ndjekur zyrtarët mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

“Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin raporte të besueshme për: probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve; korrupsion serioz qeveritar; dhunë e gjerë me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje ose nga partneri intim; dhe krime që përfshijnë dhunë ose kërcënime për dhunë që synojnë pakicat etnike ose komunitetet e tjera të margjinalizuara. Qeveria ndërmori hapa të besueshëm, por jokonsistent për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.” –thuhet në raport.

Kurti për raportin e vitit 2022

Edhe në raportin që u publikua vitin e kaluar, përmendej “korrupsioni serioz qeveritar”. Kurti atë kohë, ishte shprehur se do t’i marrë seriozisht vërejtjet e kritikat, transmeton nacionale.

“Ne bëjmë maksimumin e mundshëm, nuk e kursejmë as vullnetin, as përpjekjen e as dijen që e kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha, a jemi aty ku duam, ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë, teksa shënojmë këtë javë dy vjetorin në qeverisje, e bëjnë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do t’i trajtojmë me përpikëri.” – ishte shprehur ai.

Kurti për raportin e vitit 2023

Në një intervistë për “DW”, njëra nga pyetjet që iu bë këto ditë kryeministrit, ishte edhe kjo:

“Ju thatë se Kosova është një nga vendet ku të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë më të përparuarat në rajon. Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan tö Shtetit, megjithatë, flitet për probleme serioze të pavarësisë së institucioneve juridike dhe intimidim të medias. Si e komentoni raportin?”.

Kurti thotë se po të citoheshin raporte të disa organizatave të tjera, “do të lavdërohej Kosova”.

“Natyrisht që ka edhe kritika për ne, por nëse shikoni raportin e vitit 2019, sot Kosova ka progres të jashtëzakonshëm dhe ajo që mua më çudit është që në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk citohet për shembull Freedom House, nuk citohet Transparency International, dhe po të citoheshin, do të duhej të lëvdohej Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit