13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kurtishi: Rreth 15 për qind rritje të rasteve me tumore

- Advertisement -

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se ka rritje të rasteve me tumor për 10 deri në 15 për qind.

Kemi rritje të numrit të rasteve diku 10 deri 15 për qind në krahasim me vitet paraprake. Kjo mbetet sfiduese për ne sepse një përqindje e tillë e rasteve me tumore është një sfidë edhe për Onkologjinë. Kemi të bëjmë me një problematikë e cila është në të gjitha vendet e rajoni e në Evropë e botë e së bashku me sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktarët kryesorë të mortalitetit në botë. Vitin e kaluar kemi pasur 450 femra me kancer të gjirit, dhe kemi pasur rreth 250 deri 300 me kancer të mushkërive. E në total kur i marrim të gjitha rastet e sëmundjeve patologjike aty është rreth 5 për qind më shumë te meshkujt se sa te femrat por me dominim të caktuar të sëmundjeve të tumoreve pra dallojnë nga meshkujt dhe femrat.” – ka thënë ai.

Më tej, ai për Ekonomia Online, ka thënë se rritja e rasteve të reja me tumor mbetet një sfidë për këtë klinikë, pasi ka numër të vogël të infermerëve.

Sfidë mbetet akoma numri i infermierëve, prapë nevojat janë në rritje dhe ne kemi nevojë për staf shtesë, për infermierë të cilët do të na lehtësonin edhe më shumë punën e përditshme gjatë dhënies së kimioterapive sepse brenda ditës në Onkologji marrin shërbime së paku 250 deri 300 pacientë në shërbimin e kimioterapisë dhe së paku 130 deri 140 pacientë të cilët trajtohen në shërbimin e radioterapisë.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit