11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurtishaj: Shqiptarët e Kosovës nuk heqin dorë nga Shqipëria

- Advertisement -

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit, si dhe pronar i kompanisë më të madhe turistike në Kosovë “Sharr Travel” thotë se Shqiptarët e Kosovës nuk heqin dorë nga Shqipëria.

Sipas tij, pavarësisht deklaratave dhe opinioneve të shumta nga persona jo kompetente të dhënat zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë, ashtu siç e kam potencuar unë në vazhdimësi nuk flasin për rënie, por për rritje të numrit të shqiptareve të Kosovës që vizitojnë Shqipërinë për të kaluar pushimet.

Në gjysmën e parë të vitit rezulton se Shqipëria ka pritur 1.7 milionë shqiptarë nga Kosova, shifër që është rritur me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku numri i pushuesve nga Kosova ishte 1.3 milionë.

Sipas Kurtishaj, pikërisht janë shqiptarët e Kosovës që shpëtuan turizmin e Shqipërisë edhe në kohën e pandemisë, edhe pse kur jeta e tyre rrezohej.

Kurtishaj thotë se ata e vizituan Shqipërinë dhe falë shqiptareve të Kosovës turizmi në Shqipëri e ka marrë këtë hovë të madh zhvillimi.

Kurtishaj tregon se plazhet e Shqipërisë duke nisur nga Velipoja e deri në Ksamil janë përplot me shqiptarë nga Kosova.

“Është mese e vërtet se gjatë periudhës janar-maj 2024 numri i turistëve nga Kosova në Shqipëri ka qenë më i ulët për arsye që tashmë dihen, pra liberalizimi i vizave. Shumë qytetarë që viteve tjera gjatë kësaj periudhe vinin në Shqipëri, ata kanë shkuar për vizitë te të afërmit në tyre në vende tjera. Por, nga 1 qershori situata është krejtësisht tjetër. Të gjitha hotelet që kanë pasur vende të lira janë me plotë kosovare, por sidomos në Durrës në hotele të caktuara numri i hapësirave është i limituar pasi që ato  hotele janë duke punuar më Agjenci të huaja, pasi që ata parapaguajnë dhe rezervojnë dhomat 1 vit më herët” ka thënë Kurtishaj.

Ai më tutje tregon se sivjet numri më i madh i turistëve nga Kosova është drejtuar drejtë Shëngjinit e Velipojës, deri sa në jug ka kërkesa më pakë për shkak të ngritjes së çmimeve në fillim të muajit korrik, ndonëse tash sipas tij shumica e hoteleve dhe resorëve që gjenden në këtë pjesë të Shqipërisë pas ndërhyrjes sonë sipas tij ata kanë kthyer çmimet që ishin vitet e kaluara.

“Te hotelet që reflektuan pas ndërhyrjes sonë ata ulën çmimet dhe tashmë ka kërkesa për akomodim më shumë, e të ato që vazhdojnë të mbajnë çmime më të larta kërkesa janë pakë më të vogla. Por, e them me përgjegjësi se nga 1 qershori  e sidomos gjatë periudhës nga 1 korriku numri i turisteve nga Kosova në Shqipëri ka pësuar një rritje të dukshëm në raport me periudhën paraprake, pra janar-maj 2024” ka thënë më tutje Kurtishaj.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit dhe njeherit biznesmeni njohur Ruzhdi Kurtishaj bën apel të pronar të resorteve e hoteleve në Shqipëri që gjithmonë të kenë në konsideratë shqiptarët e Kosovës pasi që sipas tij janë të vetmit turist që vizitojnë Shqipërinë gjatë 12 muajve të vitit e jo vetëm gjatë sezonës së verës siç ndodh me turistet e shteteve tjera.

Kurtishaj më tutje apelon te qytetarët e Kosovës që të bëjnë rezervimin e pushimeve ashtu siç e bëjnë qytetaret e shteteve tjera, pra 6 muaj më herët.

“Është momenti i fundit kur qytetaret e Kosovës duhet të reflektojnë, të rezervojnë pushimet e tyre paraprakisht në Agjencitë turistike dhe me automatizëm do të përfitojnë çmime shumë më të ulëta sesa kur behët rezervimet në momentin e fundit” ka thënë më tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit