11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurtishaj e konsideron skandaloze vendimin e DAK në Prishtinë lidhur me ekskursionin e nxënësve në Shqipëri

- Advertisement -

Pronari i ‘’Sharr Travel’’ kompanisë me të madhe turistike në vend, Ruzhdi Kurtishaj, për Front Online, e konsideron skandaloze vendimin e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë dhe vendimin e disa prej gjimnazeve të kryeqytetit për formën e përzgjedhjes së kompanisë me çmimin me të shtrenjtë që të i dërgoj për ekskursion nxënësit e Prishtinës në Shqipëri.

‘’Po i trajtojnë shkollat publike sikur me qenë shkolla private dhe po vendosin për maturantë me çmime astronomike. Tek Gjon Gazuli është përzgjedhë kompania për 9 mijë euro më e shtrenjtë se sa oferta e kompanisë sonë” thotë ai.

Më tutje Kurtishaj, tregon se kompania që ai udhëheq, ka propozuar tri hotele ku shkollat kanë mundur të zgjedhin se ku duan të shkojnë, por se thotë kjo nuk ka ndodhur, pasi intersimi i drejtorëve ka qenë plotësimi i xhepave të tyre.

‘’Sharr Travel ka tri hotele ku mund të zgjedhin ata, FAFA, Bonita, ndërsa ata kanë detyruar prindërit të paguajnë më tepër, sigurisht për të plotësuar xhepat e tyre. Kjo është një turp dhe faqe e zezë çka është duke ndodhur me shkollat e Prishtinës. Gjin Gazuli zgjedhë ofertën për 30 euro me të shtrenjtë për shkak të interesit personal duke refuzuar ofertat më të lira’’ thotë ai.

Nga Sharr Travel tregojnë se nuk kanë pranuar asnjë dokument mbi arsyet e eleminimit të tyre nga oferta.

‘’Ne nuk kemi asnjë dokument që tregojnë arsyet e eleminimit të ofertës tonë. Këtu është shkelur udhëzimi administrativ 2/2016 edhe tek kushtet të cilat i ka vendos DKA, ku kërkon leje të punës për agjenci, kur vetë Komuna e Prishtinës nuk lëshon leje të punë’’ shprehen ata.

Kurtishaj, thotë se këtu ka kurdisje të kritereve për një kompani që tash e sa vite i dërgon nxënësit e këtyre shkollave në Shqipëri.

‘’Pra, ka kurdisje të kushteve dhe kritereve. Shkolla Xhevdet Doda, Sami Frashëri e të tjera tash e sa vite udhëtojnë me të njëjtën kompani. Vetë drejtori i shkollës ka thënë se ne fare nuk e kemi shqyrtuar ofertën tuaj, por vetëm të kompanisë tjetër’’ tha ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit