16.8 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Kurtishaj: Disa kompani turistike po dëmtojnë tregun dhe qytetarin me shërbime joprofesionale

- Advertisement -

Pronari i Agjencisë Turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka reaguar për çmimet e tregut në këtê sektor, duke konsideruar  se ulja e çmimit të biletave nga disa kompani po dëmton kêtë sektor, shkruan Scanner.

Në njê reagim nê Facebook, Kurtishaj jep fakte se si disa kompani turistike po ulin çmimet e biletave, duke përmendur çmimin e biletave kthyese p.sh. për Selanik vetëm për 5 euro.

“Kompani të ndryshme që i thone vetit “Agjenci turistike”, duke liruar biletat e udhêtimit me autobus nga 20 euro në 10 e deri në 5 euro bileta kthyese Kosove Selanik Kosove, biles tash po qarkullojne në treg si psh “Belesh Tursit “ vetëm 8 euro biletë kthyese“ e “8 marsi turist” 6 euro biletë kthyese për Selanik”, shkruan Kurtishaj, sipas të cilit këto kompani po dëmtojnë qytetarët me shërbime joprofesionale.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,
Diteve te fundit jemi deshmitar dhe shohim laramani cmimesh e ofertash absurde nga kompani te ndryshme qe i thone vetit “Agjenci turistike” duke liruar biletat e udhetimit me autobus nga 20 euro ne 10 e deri ne 5 euro bileta kthyese Kosove Selanik Kosove, biles tash po qarkullojne ne treg si psh “Belesh Tursit “ vetem 8 euro biletë kthyese“ e “8 marsi turist” 6 euro biletë kthyese per Selanik e plote agjenci tjera turistike ne Kosove qe po i bejen deme te madhe ketije sektori dhe po i demtojne me qellim apo pa qellim dhe agjencite turistike serioze qe pune primare kane sherbimet e klientve she jo bartjen e mallrave te ndryshme shto ketu edhe pasojat e Covid 19 thuaja i bartim edhe sot e kesaj dite, kjo dukuri eshte mjafte shqetsuese, thu se keta operator turistik nuk kane Shoqate qe keto probleme duhet diskutuar brenda Shoqates se transportit rrugor te udhetarve me autobus ne kuader te OEK (nese eshte tu egzistu akoma kjo shoqate qe me nje kohe ka kry pune te mdha per sektorin e transportit rrugor te udhetarve me autobus).

Me kete yrysh per konkurenc jo te ndershme dhe aspak serioze shpreh dyshimet e mia se per daten 1 Maj priten te dalin edhe agjenci tjera turistike fantome si psh “ 1 Maji Travel” apo turist qe bileten kthyese per Selanik ta kene vetem nje Euro si simbolik e festes se 1 Majit qe eshte nje abusrditet i rradhes .
“Pyetja ime eshte kjo?

Deri kur ne mund ti perballojme ketyre absurditeteve dhe çrregullimeve te individeve apo kompanive te caktuara qe e shaktrrojne çdo gje qe eshte ndertuar me shume mund e sakrifice per inate prsonale apo per shkak te mosaftesise se tyre menaxheriale per sherbime profesionale turstike.
(ne fund te fundit secili per vete e ka, kane me shkatrru veten e tyre dhe kompanite qe me shume mund i kan ndertu, kane me demtu imazhin e sektorit te udhetimeve me autobus, kan me demtu rend qytetarin e Kosove me jo sherbime profesionale.

Ne anen tjeter permes ketyre fotove dua te falenderoje stafin e mrekullueshem te Sharr Travel, Blue Travel Kosova bashke me partneret tane turistik ne Kosove Shqiperi Greqi Maqedoni e veriut etj per punen e madhe ne dhenjen sherbimet profesionale turistike.
Me nate te mire, zoti çofte me ne🙏!

https://www.facebook.com/share/p/ghQrkiNgeGFfc6zE/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

Të fundit