13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Kurti e di i pari”, Molliqaj paralajmëron ndarje territoriale dhe formimin e asociacionit

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka amnistuar të gjithë, pas zhvillimeve në veri dhe ndryshimit të masës ndaj ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, i arrestuar më 10 dhjetor nën dyshimet për organizim të akteve terroriste dhe cenim të rendit kushtetues.

Sipas Molliqajt, sot, çka përbën lajm nuk është lirimi në arrest shtëpiak i Pantiqit, por garancia dhe ndërhyrja e kreut të shtetit te organet e drejtësisë që të mos ketë ndjekje ligjore për ata që vendosen barrikadat.

Ai tha se vendimi i parë po konsiderohet tradhti, ndërsa vendimi i dytë heroizëm.

“Në fund të ditës, gjyqtari “liroi” NJË. Por ama kryeministri i amnestoi TË GJITHË. Mbani mend, si rregull, sa herë bëhet një koncesion apo planifikohet të ndodh, së pari do t’i dëgjojmë sulmet dhe arrogancën nga kryeministri. Çdo lëshim pe nga pozicionet fillestare, pasohet me tensione dhe akuza. Ato janë lajmëtaret e para”, shkroi ai në Facebook.

Mes tjerash, ai ka thënë se kjo situatë punon për orën e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se ndarja etnike dhe territoriale është e paevitueshme në këto skenarë që po ndodhin në Kosovë.

“Krejt kjo situatë punon për orën e Asociacionit. Dhe sa më shumë këso skena e skenare, aq më e paevitueshme ndarja etnike – territoriale. Kurti këtë e dinë i pari”, përfundoi Molliqaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit