27.2 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Kurti: Zajednica në pikën 10 të planit evropian, plani i zbatimit negociohet në Ohër

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Zajednica është në pikën 10 të planit evropian, por se plani i zbatimit do të negociohet tutje. Kështu tha Kurti, duke komentuar deklaratën e Miroslav Lajçak se ‘pa Asociacion nuk ka marrëveshje në Ohër’.

“Jemi dakorduar për propozimin evropian, janë 5 fjali në preambulë, 11 nene gjithësej. E kuptoj që Serbia shtyn shumë për cështjen e Asociacionin apo Zajednicën. Ajo është në nenin 10 një prej 33 marrëveshjeve.

Kur kam shikuar së fundmi, del që nga 2 korriku 2011 deri më 25 gusht 2015, janë 39 marrëveshje dhe Asociacioni përbën gjashtë pikat e para të një marrëveshje 15 pikëshe e cila është e 16 prej 39.

E dimë qëndrimin e Serbisë por duhet ti referohem cka jemi marrë vesh.

Plani i zbatimit duhet të negciohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit