-1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kurti: Vuçiqit po i pengon përparimi i Kosovës, po zhvillohemi në të gjitha fushat

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, ka kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas reagimeve të ashpra të këtij të fundit, lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Kurti thotë se serbit po i pengon zhvillimi i Kosovës.

“Presidenti i Serbisë është duke shtuar agresivitetin ndaj Kosovës dhe unë besoj se kjo ka të bëjë në njërën anë me suksesin e shtetit të Kosovës. Ne po përparojmë në të gjitha fushat dhe kjo i pengon atij. Ndërkaq në anën tjetër ka të bëjë edhe e situatën në Ukrainë pas invazionit rus ku Beogradi nuk po arrin që të shkëputet nga Kremlini përkundrazi është edhe më tej duke mbajtur anë e agresionit ushtarak duke mos e dënuar atë dhe duke mos vendosur sanksione”, tha Kurti për RTK-në.

“Unë jam optimist për Kosovën, për Republikën tonë, për ekonominë tonë por në anën tjetër besoj që Bashkimi Europian, SHBA-të të gjithë zyrtarët dhe diplomatët janë duke e kuptuar se kush është problemi për paqen e qëndrueshme, për stabilitetin afatgjatë, për sigurinë rajonale dhe për prospertitetin e të gjithëve”, theksoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit