Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka lansuar Strategjinë Shtetërore Kundër Korrupsionit.
Kurti bëri të ditur se gjatë qeverisjes dy vjeçare kanë rezultate të prekshme, ku tha se ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik.
“Rritja për 20 vende më lartë dëshmon vullnetin e një qeverie, mungesa e korrupsionit në qeveri ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik.
Qytetarët tanë e kanë besuar këtë duke e dëshmuar me votë, zyrtari publik punon për publikun e jo për vetën.
Kemi rezultate të prekshme në luftimin e korrupsionit”, tha ai.
Kryeministri theksojë se vonimi i rezultateve kundër korrupsionit bie në përgjegjësin e opozitarëve.
“Mungesa e korrupsionit në qeveri ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik. Vonimi i rezultateve kundër korrupsionit bie në përgjegjësinë e partive opozitare. Korrupsioni ka lënduar shoqërinë për një kohë të gjatë, mirëpo sot jemi mbledhur për të përmbushur zotimin dhe përgjegjësinë që na është dhënë. Është detyrë e jona që përmes reformes institucionale të ruajmë buxhetin shtetëror e të sigurojmë transparencë e duke fuqizuar edhe deklarimin e pasurisë për gjithë zyrtarët politik. Zëri i qytetari dihet të dëgjohet nga të gjithë. Suksesi i strategjisë do të vartë nga bashkëpunimi i të gjithë akterëve”, deklaroi Kurti.
Ai ka theksuar se korrupsioni ka lënduar shoqërinë për një kohë të gjatë.
Mirëpo sot, jemi mbledhur për të përmbushur zotimin dhe përgjegjësinë që na është dhënë është detyrë e jona që përmes reformës institucionale të ruajmë buxhetin shtetëror e të sigurojmë transparencë e duke fuqizuar edhe deklarimin e pasurisë për gjithë zyrtarët politik”, theksojë Kryeministri Kurti.