17.6 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Kurti viziton familjen e Arbnor Spahiut: Angazhimi maksimal për lirimin e tij

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten e Kuvendit, Liza Gashi, vizitoi sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor.

Zyra e Kryeministrit, thotë se Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e institucioneve të Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë.

“Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, familjarët u shprehën mirënjohës për vizitën dhe kujdesin.

Të ngjashme

Të fundit