0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Prizren “Prim. Dr. Daut Mustafa”, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës në këtë spital.

 

Duke parë nga afër renovimet atje, kryeministri falënderoi familjen Sope nga Zhuri i Prizrenit të cilët ishin donatorët e këtij investimi.

 

“Jemi sot bashkë këtu në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren “Prim. Dr. Daut Mustafa”, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës. Ky renovim është investim i realizuar nga familja Sope nga Zhuri i Prizrenit, si donacion në kujtim të nënës së tyre, Nuhije Sope, që ishte paciente e këtij reparti”, tha ai.

 

Në tërësi, renovimi është realizuar në katër faza dhe ka përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës e stafit. I gjithë investimi në këtë repart ka arritur shifrën e kostos prej 150 mijë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit