12.6 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Rexhepi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Rexhepi. Ai shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjarëve dhe miqve për humbjen e më te dashurit të tyre, Faik Rexhepin.

- Advertisement -

Në nderim të veprës së Faik Rexhepit, Zyra e Kryeministrit dje organizoi një mbledhja komemorative, ku mori pjesë kryeministri Kurti. Në fjalën e tij, ai tha se Faik Rexhepi do të mbetet i përjetësuar në sheshin qendror të Prishtinës, tashmë edhe Republikë demokratike pa okupatorët serbë siç ka ngelur i përjetësuar edhe në kujtesën tonë, të familjeve, të shoqërisë e të mbarë shqiptarëve jo vetëm në Kosovë.

Shënimi i plotë i kryeministrit Kurti në Librin e Kujtimeve:

Qëndrimi stoik i Faik Rexhepit para 35 vjetëve në shesh të kryeqytetit paralajmëronte qëndresën e një populli të tërë, i cili mbijetoi okupimin dhe aparteidin e Serbisë dhe krijoi rezistencë paqësore e luftë çlirimtare deri në fitore.

Me nderim e admirim,
Me mall e pikëllim,

Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit