Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit, Nezir Kraki, sot gjatë ditës vizitoi për ngushëllime familjen Krasniqi në Junik – familjen e boksierit të njohur Luan Krasniqi – e cila humbi më të dashurin e tyre, Ramiz Krasniqin.
Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve dhe miqve të të ndjerit.