11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurti vizitoi nxënësit, pjesë e programit “Edukimi për Siguri” në kazermën e FSK-së në Ferizaj

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka vizituar kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku grupe nxënësish po mbanin ligjeratë mbi “Njohuritë e përgjithshme rreth institucioneve të sigurisë”.

Kryeministri Kurti, para nxënësve, me qëllim të shpalosjes dhe implementimit të programit “Edukimi për Siguri”, shprehu vlefshmërinë e programit për sigurinë publike dhe atë shtetërore duke i’a kujtuar atyre rëndësinë e mësimit të institucioneve të sigurisë dhe historikun të tyre.

Me anë të këtij programi, nxënësit përveç se do të ndjekin ligjëratat, njëkohësisht do të zhvillojnë edhe aktivitetet praktike në kuadër të pilotprojektit të lëndës “Edukim për Siguri”. Ky program pritet që nga shtatori të zhvillohet në 8 kazerma nëpër qytetet e Kosovës dhe me 2100 nxënës pjesëmarrës.

Nxënësit pjesëmarrës përmes lëndës “Edukimi për Siguri” do të përvetësojnë njohuritë elementare mbi sigurinë e mbrojtjen, dhe jo vetëm.

“Këtu do të merrni mësime të vlefshme për sigurinë, për sigurinë e vetvetes, për sigurinë e njëri tjetrit dhe për sigurinë e shoqërisë në përgjithësi. Dija dhe vetëdija që ngriten nëpërmjet Edukimit për Siguri do të iu ndihmojnë në çfarëdo profesioni që do të merrni në të ardhmen”, tha kryeministri.

Ai ritheksoi rolin e lartë të institucioneve të mbrojtjes, përveçse në sigurinë publike e kombëtare, edhe në ngritjen e vetëdijes qytetare, vigjilencës e kujdesit ndaj vetës, njëri-tjetrit dhe për shtetin tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës në programin e saj Qeverisës 2021-2025 ka paraparë zhvillimin e programit edukativ për të rinjtë e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Programi “Edukimi për Siguri” është program i cili ka për qëllim edukimin dhe trajnimin e të rinjve të Republikës së Kosovës, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai parashihet që të zhvillohet me nxënës të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës.  Ky projekt po realizohet në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit