17.3 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Kurti vizitoi lagjen e Kroit të Vitakut, u mirëprit nga familja Haliti

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, u mirëprit në shtëpinë e Xhevdet Halitit, banor i lagjes së Kroit të Vitakut në Komunën e Mitrovicës së veriut dhe njëri nga 102 përfituesit për ndërtimin dhe rinovimit të shtëpive në katër komunat në veri të vendit me financim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Jemi shumë të gëzuar që do t’i keni kushtet e dinjtetshme të jetesës. Ta gëzoni shtëpinë me familje dhe pasardhësit tuaj. Ju dëshiroj të gjitha të mirat në jetë”, tha kryeministri Kurti drejtuar z.Haliti.

Z. Haliti e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë për mbështetjen e dhënë, teksa u shpreh i kënaqur me nivelin e sigurisë dhe lëvizjen e qarkullimin e lirë në veriun e qytetit të Mitrovicës.

Pamjet nga vizita e Kryeministrit Kurti në lagjen e Kroit të Vitakut https://we.tl/t-IDyZEzx4dH

Të ngjashme

Të fundit