3.3 C
New York
Monday, January 12, 2026

Buy now

Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

- Advertisement -

Në përvjetorin e 42-të të rënies së dy veprimtarëve të shquar politikë dhe kombëtarë, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deputetë të sapozgjedhur të Kuvendit dhe bashkëpunëtorë, vizitoi familjet Malaj dhe Berisha në Gjilan.

Rexhep Malaj ishte anëtar udhëheqës i organizatës së fshehtë Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ), kurse Nuhi Berisha ishte udhëheqës i Shtabit Operativ të LRShJ-së për Universitetin e Prishtinës.

Mbrëmjen e 11 janarit 1984, policia jugosllave ndërmori një aksion për kapjen e Rexhepit dhe Nuhiut, duke i rrethuar në një shtëpi ku ata ishin strehuar, në lagjen Vranjec (tash Kodra e Trimave) në Prishtinë. Rexhepi dhe Nuhiu rezistuan me armë, dhe pas mesnate u vranë të dy.

Rënia e tyre si angazhim dhe luftë për liri deri në flijim, u përjetua si shembull ideal nga shokët aktivistë dhe nga populli shqiptar, në Kosovën e pushtuar nga Serbia nën Jugosllavi.

Të ngjashme

Të fundit