11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kurti vizitoi familjen Berisha, në 23-vjetorin e masakrës ndaj kësaj familje

- Advertisement -


Në 23-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, vizitoi anëtarët e mbijetuar nga kjo masakër. Ai vendosi buqetë me lule dhe bëri homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e lirisë” dhe vizitoi Muzeun e martirëve të familjes Berisha.


“Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi”, shkroi kryeministri Kurti në Librin e Zisë, në Muzeun e martirëve të familjes Berisha.


Më 26 mars 1999 forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit