6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Kurti: Vizitat në veri s’janë kundër askujt, ato janë të domosdoshme

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vizitat në veriun e vendit nuk janë kundër askujt. Madje, ai i ka cilësuar të domosdoshme për të kuptuar nevojat e qytetarëve atje, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e qeverisë, ai shtoi se në veri të vendit po bëhen investime që siç tha ai, nuk janë bërë në dy dekada.

“Dje bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Elbert Krasniqin ishim në një vizitë në komunën e Leposaviqit, përkatësisht në fshatrat Bistricë, Cërajë dhe Leshak dhe më pas në komunën e Mitrovicës së Veriut. Vizitat tonë të zyrtarëve shtetërorë në këto komuna nuk janë kundër askujt, ato janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat që këto komuna i kanë pasi ta kemi lënë anash çfarëdo paragjykimi për të cilin qeveria jonë angazhohet që nga dita e parë e saj. Pikërisht për t’i flakur paragjykimet e ndërsjella, dhe për të kuptuar sesa anash janë lënë qytetarët atje, ne po i bëjmë këto vizita të cilat janë vizita pune. Atje po bëhen investime që nuk janë bërë në dy dekada, po shtohen shërbime që u kanë munguar qytetarëve”, u shpreh shefi i qeverisë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit