Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar duke thënë se siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO pasi sipas tij, koj vërtetohet nga vizita e Sekretarit të Përgjithshme të NATO-së Jens Stoltenberg.
“Vizita e ardhshme e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg në Kosovë demonstron përkushtimin e vendosur të NATO-s për sigurinë tonë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.
Sipas Kurtit për ta siguruar paqen Bashkimi Evropian dhe NATO e kanë këtë mundësi duke ia dhënë statutin kandidat Kosovës që të bëhet anëtarë e NATO-së dhe BE-së.
“Me ekspozimin zyrtar të synimit të Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e statusit të kandidatit Kosovës për në BE- dhe integrimi në NATO”, ka shkruar Kurti.