6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti: Viktima nga greva janë vetëm nxënësit e mësimdhënësit, ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot në Kuvend në lidhje me vazhdimin e grevës në arsim.

Ai theksoi se më 1 shtator në mbrëmje bashkë me ministrin e Financave e kanë takuar kryetarin e BSPK-së, dhe këshilltarin e tij dhe aty iu kanë ofruar që pakon për përballje me inflacion ta paralajmërojnë bashkë.

“Unë jam interesuar që si socialdemokrat t’i forcojë sindikatat, e kam ofruar BSPK-së që paralajmërimin e pakos ta bëjmë bashkë.Dhe nuk kanë pranuar, ndonëse ajo pako është shumë e favorshme jo vetëm për sindikatën, por për gjithë popullin por isha i interesuar ta forcojë sindikatën dhe e kam takuar e i kam bërë ofertën që s’është pranuar.Më 3 shtator në konferencë për media e bëjmë këtë pa kreun e BSPK-së, pra pakon e 150 milionë eurove, kur i shtohet pakos së ringjalljes ekonomike rreth 200 milionë euro nga pranvera e tejkalon atë 300 milionëshin e vitit të kaluar.Vjet kemi qenë rreth 4% të produktit vendosur si mbështetje, sivjet jemi me 5%. Pra ka ekzistuar oferta për BSPK-në. Ma gjeni ndonjë qeveri që ndanë një sukses të tillë me sindikatat paraprakisht. Jemi refuzuar. Më pastaj ne takohemi me datën 13 shtator me Këshillin Grevist”,tha Kurti.

Ai theksoi se ka kërkuar që të takojë kreun e BSPK-së me dashamirësi dhe ministrja e Arsimit është ajo që takon kreun e SBASHK-ut e kështu jemi dakorduar që në fillim, sepse kështu komunikojnë institucionet, pra jo njerëzit privat sepse ashtu bëhet shtetndërtimi demokratik.

“Jam për ta ndarë publiken prej privates, nuk jam për ta zhdukur linjën dalluese, prandaj në institucione jemi zyrtarë.Dhe me datë 13 shtator kam pas dy ministrat me vete, e kemi takuar Këshillin Grevist, në këtë takim ne përveç pakos së përballjes me inflacion ofruam tri gjëra shtesë: E para që publikisht të dalim të paralajmërojmë që më 15 shtator del për diskutim publik projektligji i ri për pagat, e as kjo nuk u pranua.E dyta thamë 10 milionë shtesë për barërat esenciale dhe natyrisht që atmosfera në takim ishte e mirë, rezultat i sindikatave. E treta ishte reforma e skemës sociale dhe pensionale, meqë rast kategorizimin dratik me pragun prej 15 vjetëve po e bëjmë të diferencohet dhe po e zvogëlojmë me krejt çfarë mundemi e dimë, për pabarazinë që është bërë.Ne insistuam që të kalohet paraprakisht këtu në Kuvend, miratimi i reformës që bëhet me mbështetjen e Bankës Botërore.Në atë takim s’kanë mundur të na refuzojnë sepse dilnin absurd, por çfarë na thanë: Po e konsultojmë anëtarësinë. E s’kam dashur të flasë fare për media derisa të kthehen në takim. Po të thonin në takim i refuzojmë do të dilnin absurd. Pasi që dalin nga takimi jonë, dalin para mediave dhe thonë se greva vazhdon”,shtoi Kurti.

Kryeministri theksoi se s’ka kurrfarë viktimash në SBASHK, e as në Qeveri, por vetëm tek mësimdhënësit e arsimi.

“Nuk kanë mundur të kontaktojnë anëtarësinë më tepër se një person në telefon. Në vend që t’u thonë mediave diskutimet vazhdojnë, thanë grevat vazhdojnë. Kjo s’është dialog social. Prandaj jemi në këtë krizë. S’ka munguar as komunikimi as dialogu, por mungon sinqeriteti. Për mua është e qartë se këtu nuk janë kurrfarë viktimash krerët sindikalë, e as ne si Qeveri, e as ju si deputetë, por janë nxënësit, mësimdhënësit, arsimi e ardhmja e shtetit tonë.Tash me këtë polarizim të skajshëm ka përpjekje të vazhdueshme për vetë viktimizim të individëve personal.Por bëhet fjalë për popullin, jo vetëm për tash, por edhe për ata që vinë pas neve sepse sot përcaktohet e ardhmja.Çfarë gjuhe u përdor, kush u ofendua, a e dëgjove çfarë i tha, mendoj se janë pikërisht për zhvendosje të vëmendjes dhe mos adresim të çështjes”,shtoi ai.

Kurti tha gjithashtu se derisa ai ishte në Bruksel, duke diskutuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë u shpallë greva në arsim.

“Greva nga BSPK është shpallur më 17 gusht, ditën që jam nisur për në Bruksel ,e po atë ditë është shpallur udhëheqës i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj. Isha pesë orë në diskutim me presidenten serb, e lajmi në Kosovë ishte se në Kosovë fillon greva.Pra kishin një kryeministër që po diskutonte me fqinjin tonë agresiv e dashakeq derisa në shtëpi paralajmërohet greva. Tash këtu dy deputetë besoj që e thanë të vërtetën e kësaj polemike, deputeti Pal Lekaj i AAK-së dhe deputeti Ferat Shala i PDK-së. Ata treguan qartë se e kanë me mua, e jo me arsimin. Pa numër herë secili thotë kryeministri, kryeministri. Ata kanë probleme mua, e në rregull se për atë është opozita, por se kanë as me arsimin, as me grevën, as me Rrahman Jasharaj e me ministren, por me mua.E në thelb të kësaj është një mosnjohje kronike të rezultatit të 14 shkurtit të kaluar. Për besë ky është problemi, pro do të tejkalohet ajo.Se skam çfarë bëjë unë se populli ka votuar. Halli është se jam unë kryeministër, jo se s’po shkojnë fëmijët në shkolla.Greva po përdoret si armë kundër kryeministrit. Ky është synimi i qartë që u shpalos sot nga këta dy deputetë. Kur këto dy parti ishin si PAN-i, bëhet memorandum bashkëpunimi me SBASHK-un, pra me 5 qershor, PAN-i me SBASHK-un”,shtoi ai.

“Dhe është i njëjti njeri në krye të SBASHK-ut e janë dy deputetë të dalur prej PAN-it, në dy parti të ndryshme, se e treta nuk e kalojë pragun që sot e tregojnë qartë se problem është kryeministri e jo pse nxënësit nuk shkojnë në shkolla. Deputeti Hoxhaj merr shembull Finlandën për grevë, ka qenë ministër i Arsimit është dashur atëherë të kujtohet e jo tani, për besë nuk është fer.Besoj se vëllezërit janë për të shtëpia, ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni, prandaj unë natyrisht që irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministrit, kur dikur ka qenë dikush tejtër tash jam unë e një ditë vjen dikush tjetër thotë vëlla.Është shumë me rëndësi që të kuptohet vizioni im, që të ndahet publikja nga privatja. Bëhet fjalë për një qeverisje demokratike që dëshiron ta bëjë këtë ndarje, e ne po e bëjmë këtë ndarje. Të flasësh për arsimin me terma të vllaznillakut ka mund të jetë në të kaluarën por s’është më dhe s’do të jetë sa të jem unë kryeministër”,tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit