-4.7 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Kurti vendos gurthemelin e objektit të ri të ARC-së dhe nënstacionit të Policisë së Kosovës në Leshak

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla morën pjesë në vënien e gurthemelit të objektit të ri që do të akomodojnë degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak të Komunës së Leposaviqit.

Objekti i ri do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë të cilët do të jenë në nivel më të lartë të detyrës dhe përgjegjësive për të shërbyer të gjithë qytetarët.

Duke i uruar punëkryesit punime të mbara dhe përfundim sa më të shpejt të tyre, kryeministri Kurti u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar që shërbimet publike të jenë sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, pa dallim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit