Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një prononcim për media ggjatë ditës së sotme ka thënë se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë të pavarura dhe ndalimi i dinarit në vendin tonë është i panegociueshëm.
Në katër komunat në veri janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro. Euroja është valutë që na vjen nga BE-ja. Ne nuk jemi duke i thënë askujt merre valutën lekë të Shqipërisë apo një valutë të re dardan të Kosovës, por euron. Euro si mjeti i vetëm i pagesës edhe i shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në Republikën e Kosovës nuk është një çështje e negociueshme”, ka theksuar Kurti për media.
Sipas tij, Banka Qendrore e Kosovës është institucion i pavarur dhe rregulloret të cilat ata i miratojnë janë krejtësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.
Më tutje, Kurti pati një thirrje që Banka Qendrore e Kosovës dhe guvernatori Ahmet Ismajli të lihen të qetë që ta bëjë punën e tyre.