8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti vazhdon qëndrimin në veri, viziton komunën e udhëhequr nga Erden Atiq

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Erden Atiq.

Kurti shkoi atje pasi qëndroi në Komunën e Leposaviqit e më pas vendosi lule në pllakën përkujtimore kushtuar policit të rënë të Kosovës, Enver Zymberi.

Forca të Policisë së Kosovës siguruan objektin komunal dhe rrugët që të çojnë te ai.

Djali i Enver Zymberit raportohet se ishte sot me Kurtin dhe dy ministrat: atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit