24.4 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Kurti vazhdon me metafora për Asociacionin: S’mund të ofroj kafe pa filxhan

- Advertisement -

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, gjatë një intervistë për televizionin austriak ORF, ka përmendur sërisht metaforën e shumë përdorur rreth Asociacionit.

Po, po, bëhet fjalë për metaforën e kafes pa filxhan.

“Unë kam thënë në takime se nuk mund të ofroj kafe pa një filxhan. Nëse insistojnë në kafe pa filxhan, mund t’u tregoj vetëm filxhanin të zbrazur. Asociacioni duhet të ketë kornizë ligjore demokratike dhe kjo është pavarësia e Kosovës, e njohur nga 117 shtete nga e gjithë bota, 22 nga 27 shtete të BE-së dhe 26 nga 30 anëtarë të NATO-s.” – deklaroi Kurti.

Tutje, ai ka folur për draft-statutin për vetëmenaxhim.

Jam unë që kam ofruar që të shkruajë një draft- statut për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme, që duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e BE-së që ky Asociacion nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv, asnjë shtresë të tretë të pushtetit, dhe qëndrimin e SHBA-së, i publikuar nga Chollet dhe Escobar”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit