Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se VV-ja, Guxo, Alternativa dhe PSHDK janë të bashkuara në listën 116, duke theksuar përgjegjësinë ndaj shtetit dhe qytetarëve.
Ai ka bërë të ditur se lista garuese për zgjedhjet e 28 dhjetorit përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme, nga vendi dhe diaspora, të angazhuar për një Kosovë të sigurt, të drejtë dhe të begatë.