19.7 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Kurti: Ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të blejmë helikopterë Black Hawk

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen  e sotme të qeverisë vuri në pah edhe investimet në fushën e mbrojtjes.

“Në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të kemi fabrikë të municioneve dhe dronë ushtarakë Made in Kosova, pra që i prodhojmë vetë. Kemi filluar të blejmë për dallim prej më herët dhe për dallim edhe prej tani do të fillojmë të prodhojmë atë që kemi nisur ta blejmë”, tha Kurti.

“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet në fushën e energjisë dhe të mbrojtjes. Grantin më të madh ndonjëherë nga SHBA e ka fituar qeveria jonë në vlerë prej 202 milionë dollarë për sistemin e baterive të energjisë elektrike. Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me SHBA-në kemi blerë sistemin raketor anti-tank Javelin dhe do të blejmë edhe helikopterët Black Hawk”, shtoi kryeministri Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit