31.4 C
New York
Wednesday, July 30, 2025

Buy now

Kurti uron Turqin në 100-vjetorin e saj

- Advertisement -

Kryeministri, Albin Kurti ka marrë pjesën në pritjen për nder të 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, me ftesë të ambasadës turk në Kosovë.

Zyra e Kryeministri ka bërë të ditur se në mesin e të pranishmëve, Kurti u shprehu urimet e tij më të përzemërta ambasadorit Angılı, Presidentit të Republikës së Turqisë, Erdogan dhe gjithë popullit të Turqisë, teksa festojnë ​një shekull të jashtëzakonshëm përparimi, rritjeje dhe vendosmërie të palëkundur.

Kurti është shprehu se duhet t’i kushtojmë një nderim të veçantë figures së Mustafa Kemal Ataturk, udhëheqja vizionare e të cilit dhe përkushtimi ndaj modernizimit dhe demokratizimit kanë lënë një gjurmë të përhershme në historinë e Turqisë.

“Trashëgimia e Ataturkut është ajo e modernitetit, sekularizmit dhe përparimit” – ka thënë Kurti.

“Ky shkëmbim i thellë idesh, traditash dhe përvojash, përgjatë shumë brezave, vazhdon edhe sot të ushqejë marrëdhënien tonë, duke krijuar lidhje të pathyeshme miqësie.” – tha ai në fjalën e tij.

Kurti veçoi se mbështetja e palëkundur e Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës vlerësohet thellësisht nga populli i Kosovës.

“Në një kohë kur siguria e vendit tonë përballet me kërcënimin e agresionit serb, bashkëpunimi ynë me Turqinë në fushën e mbrojtjes ka marrë një rëndësi të re. Në veçanti, ne jemi mirënjohës për gatishmërinë e Turqisë për të furnizuar ushtrinë tonë me dronët Bayraktar. Ushtria jonë ka bërë të më mirën e mundshme për t’i ardhur në ndihmë gjithashtu popullit turk, duke dërguar menjëherë një mision kërkim-shpëtim në Hatay pas tërmetit shkatërrues atje në fillim të këtij viti.” – shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit