Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka përgëzuar Shqipërinë e cila ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Botërorë të vitin 2026 e mbylli e dytë në grup.
Kurti ka thënë se fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc nuk do të harrohet kurrë.
Ai ka uruar që Shqipëria e Kosova të sigurojnë pjesëmarrjen në botërorin që do të mbahet në ShBA, ku të dyja në fazën e playofit.
“Shqipëria, sikurse Kosova, e përmbyllë fushatën e dyta, duke kaluar tutje në fazën tjetër. Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc, përkundër ndalimit të pjesëmarrjes së tifozëve kuq e zi dhe të flamurit kombëtar, e nën brohoritjet e tifozëve serbë kundër Kosovës pikërisht nga qyteza që ne e njohim më së shumti për burgun famëkeq atje. Urojmë që me Shqipërinë të shihemi në Botëror! Shumë fat në ndeshjet e ardhshme!”, ka shkruar Kurti.






