Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mezi pret të bashkëpunojë me presidentin e ri të Finlandës, Alexander Stubb.
Kurti përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se mezi pret të punoj me Stubb, për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.
“Urime për @alexstubb ne zgjedhjen President të Finlandës. Mezi pres të punoj me ju për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Ju uroj një mandat të suksesshëm përpara!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, ish-kryeministri konservator i Finlandës, Alexander Stubb ka fituar zgjedhjet presidenciale të 11.02.2024, tregojnë rezultatet përfundimtare. Ai siguroi 51.6% të votave, ndërsa rivali i tij i Partisë së Gjelbër Pekka Haavisto, ish-ministri i Jashtëm, kishte 48.4%. Haavisto e ka pranuar tashmë humbjen.
Këto janë zgjedhjet e para që kur Finlanda u bashkua me aleancën ushtarake të NATO-s.