Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar shqiptarin Islam Alijaj që ka fituar ulësen në Këshillin Kombëtar të Zvicrës.
Kurti gjithashtu ka uruar edhe Partinë Socialiste Zvicerane për fitoren.
”Urime Partisë Socialiste Zvicerane @spschweiz & @cedricwermuth për rezultatet e zgjedhjeve! Komplimentet tona më të mira për @islamalijaj si kandidati i parë me prejardhje nga emigracioni shqiptar që hyri në Këshillin Kombëtar. Zvicra jep një shembull për zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe të larmishme”, ka shkruar Kurti.