18.1 C
New York
Monday, May 5, 2025

Buy now

Kurti uron Albanesen për rizgjedhjen e tij në krye të Australisë

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Anthony Albanesen për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Australisë në zgjedhjet e së shtunës.

Kurti ka thënë se fitorja e Albaneses pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive.

Ai ka shtuar se Kosova dhe Australia janë aleate të forta që nga mbështetja e këtij vendi gjatë luftës dhe se ‘mbeten të përkushtuara bashkërisht për ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze’.

“Urime të përzemërta për kryeministrin Antony Albanese për fitoren e tij të rëndësishme, e cila pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive. Vendet tona, aleatë të fortë që nga mbështetja e Australisë gjatë luftës sonë për liri – mbeten të përkushtuara bashkërisht për ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze”, ka shkruar ai në platformën “X”.

 

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të shtunën ka siguruar mandatin e dytë trevjeçar, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë në dy dekadat e fundit që arrin dy fitore radhazi.

Të ngjashme

Të fundit