Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka uruar besimtarët e fesë islame festën e Fitër Bajramit.
I pari i Qeverisë ka uruar që agjërimi i këtij Ramazani të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit.
“Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti. Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit”, ka uruar Kurti.