Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në emisionin ‘Politiko’ në Kanal 10, ka thënë se ai nuk i ka quajtuar asnjëherë gazetarët me termin ‘gazetarë të Serbisë’.
“Unë nuk i kam quajtur mediat sikur të Serbisë, unë e kam pasur fjalën vetëm për njërën nga mediat, e cila ka regjistruar biznesin e tij si Peç. Por nuk kam thënë për mediat, sepse nuk do të ishte e vërtetë. Nuk është kollaj as për gazetarët por as për politikanët që duhen të përgjigjen në përgjithësi.” – ka thënë Kurti.






