-0.2 C
New York
Tuesday, February 24, 2026

Buy now

Kurti, Ukrainës: Nuk jeni vetëm

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar mesazh Ukrainës, në 4-vjetorin e nisjes së okuptimit nga Rusia.

Duke e krahasuar me Kosovën, që u ringrit dhe u rindërtua duke refuzuar të dorëzohet, Kurti tha se të njëjtën forcë e sheh edhe në Ukrainë.

Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtimin e Ukrainës, ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës, me empati dhe solidaritet” shkroi Kurti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kosova u ngrit nga hiri i luftës për t’u bërë një vend sovran, demokratik dhe i sigurt sepse populli ynë refuzoi të dorëzohej. Ne e shohim të njëjtën forcë sot në Ukrainë.

Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtimin e Ukrainës, ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës, me empati dhe solidaritet. Qytetarët e Kosovës e dinë dhimbjen e zhvendosjes dhe humbjes – dhe ne gjithashtu e dimë se vendet mund të rindërtohen dhe të shërohen, dhe mund të dalin më të forta. Ne besojmë se Ukraina do të bëjë të njëjtën gjë.

Ju nuk jeni vetëm.

 

 

Të ngjashme

Të fundit