24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Kurti udhëton drejt Sllovenisë, merr pjesë në Forumin e Bledit me liderët e rajonit

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit “BSF 2023”, ku pritet të diskutohet për zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, Kurti do të jetë pjesë e panelit të diskutimit së bashku me liderë të rajonit.

“Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale”, thuhet në njoftim.

Në këtë forum dyditor do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ku do të jetë edhe përballja e parë mes Ramës dhe Kurtit pas debateve në distancë gjatë muajve të fundit, që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive më 14 qershor në Gjakovë.

Nga rajoni, do të marrë pjesë po ashtu kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe i dërguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Konferenca është një mbledhje e pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme duke shkëmbyer pikëpamje dhe ide për të adresuar sfidat e tanishme dhe sfidat e së ardhmes.

Forumi Strategjik i Bledit, ka për qëllim promovimin e një dialogu strategjik të nivelit të lartë ndërmjet liderëve nga sektorët privatë dhe publikë, në çështjet kyçe me të cilat përballet Evropa në shekullin e XXI-të.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit