7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti u thotë mërgimtarëve: Dhamë ndihmë të jashtëzakonshme për secilën familje në Kosovë

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministra, deputetë e aktivistë të VV-së kanë pritur sot mërgimtarët në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Vetëvendosje me anë të një komunikate për media.

“Në një atmosferë miqësore, me entusiazëm të shprehur për rrugëtimin e përbashkët, për përpjekjet drejt progresit, bashkë me aktiviste e aktivistë, deputetë, ministra dhe me pjesmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti, u mbajt pritja e mirëseardhjes e organizuar për mërgatën, në parkun e qytetit, nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”, thotë VV në komunikatë.

“Teksa shumë aktivistë e profesionistë nga shumë shtete, në raste edhe kontinente u takuan mes vete e biseduan. Takime këto të çmuara për organizatën tonë por veçanërisht për vendin tone”, tha tutje VV në komunikatë.

Për të pranishmit mbajtën një fjalë rasti Kryeministri Kurti, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Kordinatori i Qendrës Prishtinë Arben Vitia dhe kordinatorja e sekretariateve Albana Gashi.

“Mërgata është pjesë integrale e planit tonë për zhvillim të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës, dhe synimi i qeverisjes tonë është përfshirja e mërgatës në sukseset e përbashkëta”, tha kryeministri, Albin Kurti, i cili numëroi disa prej iniciativave të ndërmarra nga qeveria që ai drejton, sipas komunikatës së VV-së.

“Për herë të parë, në integrimin e mirëfilltë të institucioneve të të dy shteteve Kosovë dhe Shqipëri; Në punën e pandalshme për daljen nga izolimi i shtetit tonë, shkaku i korrupsionit të pafund në vend dhe politikanëve të cilët qenë në gjendje ta shesin Kosovën; Në betejat tona të vazhdueshme kundër bllokimeve për të shtyrë përpara mundësinë për votimin e bashkatdhetarëve përmes ambasadave e konsulatave; Në çkapjen e shtetit duke shtyrë përpara Vetingun dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme; Në sigurimin e të drejtave të punëtorëve përmes Ligjit për Pagat Minimale dhe përpilimin e Ligjit të ri të Punës; Në mbështetjen e nënave lehonë duke i mbështetur ato financiarisht gjashtë muajt e parë të lehonisë, dhe fëmijët e tyre nga lindja e deri në moshën 16 vjeç; Në skemën tonë sociale për punësimin e së paku një familjari të një familje që nuk kanë asnjë në punë, e të tjera, e të tjera”, thotë VV tutje në komunikatën e saj.

Por nuk mjafton me kaq, VV thotë se Qeveria dha ndihmë të jashtëzakonshme për mirëqenien e secilës familje në Kosovë.

“Përveç ndihmës së jashtëzakonshme për vendin e mirëqenien e secilës familje në Kosovë, Kryeministri Kurti theksoi edhe rolin e mërgatës dhe qendrave tona atje që ishin kyqe në fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e fundit të përgjitshme në Kosovë”, tha tutje VV. 

Bashkë me Mërgatën! Në një atmosferë miqësore, me entusiazëm të shprehur për rrugëtimin e përbashkët, për përpjekjet…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, July 30, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit