1.5 C
New York
Saturday, February 14, 2026

Buy now

Kurti u takua me Administratorin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Alexander De Croo

- Advertisement -

Takimi i radhës i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Mynih, u mbajt me ish-kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, i cili tashmë mban rolin e Administratorit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

 

Kryeministri theksoi progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës përgjatë këtyre 5 viteve, të dëshmuar edhe përmes renditjeve pozitive në indekse ndërkombëtare.

 

Shprehu mirënjohjen ndaj UNDP për përkrahjen përmes projekteve të ndryshme, mbështetjen për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin e frytshëm. Përgjatë bisedës u diskutuan edhe mundësitë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.

Të ngjashme

Të fundit