16.4 C
New York
Sunday, September 29, 2024

Buy now

Kurti u lavdërua duke e krahasuar rritjen e bruto-produktit me vitin 2000, Bajrami: Hajgare, mund ta krahasonte me kohën e Skënderbeut

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami e ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mungesë të zhvillimit ekonomik.

Ajo tha se rritja ekonomike e vitit 2023 ka qenë 3,3 për qind dhe ka qenë më e ulta në dhjetë vitet e fundit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Bajrami po ashtu e ka kritikuar kryeministrin Kurti që dje u lavdërua me rritjen e bruto produktit duke e krahasuar me vitin 2000, veçnjë vit pasi Kosova doli nga lufta.

“Krahasimi i gjendjes ekonomike nga kryeministri Kurti me vitin 2000 mund të shihet prej shumë këndvështrimeve. Në një formë Albini po thotë mos u ankoni sot, po e din saktë se në cfarë gjendje ekonomike janë qytetarët dhe bizneset dhe po thotë mos u ankoni, a e dini se a a e dini ku kemi qenë në vitin 2000. Po në vitin 2000, ebesa edhe 1999 të gjithë ne e dimë ku kemi qenë. Gjendje ekonomike sot e tregon pikërisht fakti që Albin Kurti e krahason atë me një cerekshekulli më parë. Albini për më ba diferencën në ekonomi duhet me shku 24 vjet përpara për të treguar se atëherë ka qenë keq e sot mirë. Krejt qeveritë e kaluara, krejt vendet ekonomike e krahasojnë me vitin paraprak, dmth sa është rritur ekonomia e këtij viti në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë që kryeministri Kurti që bën matje me parametra historik.”, tha ajo në DPT te Fidani.

Ajo tha se Kurti po bënë manipulime me shifra.

Bajrami tha se në atë kohë Kosova ka qenë në kushte mbijetese.

Deputetja Bajrami tha se çmimet janë rritur shumë dhe njerëyit po jetojnë më keq.

Ajo tha se qeveritë e kaluara kanë pasur rritje shumë më të madhe ekonomike.

“Ky mund ta krahasojë edhe me vitin e Skënderbeut por kjo është hajgare.Kurti duhet të tregojë sa autostrad, sa rrugë, sa hekurrudha, sa shkolla, sa cerdhe i ka ndërtu. Po ka pasur rritje të buxhetit po ajo ka ardhë si rezultat i rritjes së çmimeve.”, tha ajo.

Bajrami u shpreh se ka pasur infalcion galopant dhe Qeveria nuk ka ndërhyrë për ta parandaluar këtë.

Bajrami shtoi se problemet kreysore të qyetarëve janë cmimet e larta, mungesa e vendeve të reja të punës dhe korrupsioni i lartë.

“Si rezultat i rritjes së cmimeve 60 për qind e qytetarëve kanë hequr dorë nga investimet në arsim.”, u shpreh ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit