27.7 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Kurti u izolua nga Amerika, thotë Jashari: Raportet mes Qeverisë dhe ShBA-ve janë të ftohta

- Advertisement -

Analisti politik Shemsi Jashari, ka komentuar marrëdhëniet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se raporti mes palëve është i ftohtë dhe se kjo reflektohet në mungesën e vizitave dhe takimeve të nivelit të lartë.

Sipas Jasharit, kryeministri Albin Kurti nuk ka udhëtuar shpesh në SHBA dhe as nuk ka zhvilluar takime të rëndësishme diplomatike.

Në të njëjtën kohë, Jashari u ndal edhe te presidentja Vjosa Osmani, e cila ndodhet në SHBA duke marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk o lajm që zoti Kurti nuk udhëton për në SHBA. Njëherë ka udhëtuar dhe i ka vizituar do lagje periferike atje. Pa ndonjë takim të veçantë. Dhe tashmë deklaratat që vijnë prej zyrtarëve të lartë ose ish-zyrtarëve të SHBA-ve, thuhet qartë që ekziston një raport shumë të ftoftë mes qeverisë Kurti dhe SHBA-ve. Dhe fakti që ky nuk po udhëton nuk është çudi. Dhe në aspektin diplomatik që jepen në SHBA nuk janë me të shara dhe mallkime, qysh jemi mësuar me pa qeverinë Kurti. Por janë këto mesazhe, kur ka takime të rëndësishme nuk ftohesh. Kur ka vizita të rëndësohem nuk takohesh. Kur ka tema të ndjeshme nuk diskutohet me ty. Dhe thjesht je aty për ta kënaqur militantit tënd dhe jo se ki një rol për çka ekziston mandati i kryeministrit.

Edhe kur flasim për presidenten dhe vizitën e saj, ka kohë që ka treguar se nuk duhet merren shumë seriozisht deklaratat e presidentes Osmani. E kemi parë dështimin e saj për të përfaqësuar atë që është e zgjedhur. Unitetin qytetar”, ka thënë Jashari.

Të ngjashme

Të fundit