15.9 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Kurti u bën thirrje qytetarëve: Dilni të votoni për të ardhmen e komunave tona

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një video në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në votim.

Kurti u ka bërë apel qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave të Kosovës.

“Kanë mbetur më pak se dy orë nga e drejta jonë për të vendosur për të ardhmen e komunave. Në çdo qytet, në çdo fshat e në çdo lagje, gjithandej nëpër komuna, thirrni familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalim sa më shumë për të votuar. Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Nga Prizreni në Mitrovicë, nga Gjakova në Gjilan, nga Peja në Ferizaj, e deri në kryeqytetin tonë, Prishtinë, ashtu që të ndihet fuqia juaj në mbarë Republikën!”, ka deklaruar Kurti.

Të ngjashme

Të fundit