-1.6 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kurti tregon për vendimet e sotshme të Qeverisë, nuk e harron kritiken ndaj Gjykatës Kushtetuese

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka treguar për vendimet që sot janë marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka treguar se nder vendimet më të rëndësishme ka qenë miratimi e projektligjit të finalizuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

As kësaj here ai nuk i ka harruar kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese për këtë projektligj.

“E filluam me miratimin e projektligjit të finalizuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. U desh të presim 17 muaj që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë lëndën e dorëzuar nga opozita parlamentare, por kjo nuk e ka zbehur aspak bindjen tonë që ky projektligj është i duhur dhe i nevojshëm dhe që Byroja do të bëhet”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit