1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kurti tregon hallin që kishte për tre kryetarët e komunave veriore

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me situatën e shkaktuar në veri të vendit, përkatësisht sanksionet e vendosura nga SHBA e së fundmi për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, shkruan Insajderi.

Kurti ka ritheksuar se rezultati i zgjedhjeve u njoh nga të gjithë ndërkombëtarët.

“Gabriel Escobar deklaroi se do t’i njoh zgjedhjet ne vëri dhe u bëri thirrje serbëve të kthehen ne institucionet…”, u shpreh Kurti në Kuvend.

Ai theksoi se kishte vetëm një hall për tre kryetarët e komunave veriore.

Unë kam pasur hall që kur vjen puna me hy kryetari i komunës në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok cka do të bëjnë serbët që janë në administratë brenda po rata i kishin braktis ndërtesat, po aty natyrisht që hyn kryetari I komunës se kush tjetër. Strukturat paralele nuk i duan as ndërtesat zyrtare”, potencoi kryeministri.

Sipas Kurtit do të duhej të mbështeteshin kryetarët e rinj deri në zgjedhjet e reja. Ai e ka cilësuar si deklaratë të munguar, pikërisht pjesën e përkrahjes ndaj kryetarëve të sapo zgjedhur.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit