12.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Kurti tregon arsyen se pse nuk mori pjesë në samitin që u mbajt në Tiranë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar arsyen se pse nuk mori pjesë në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë.

Përmes një postimi, Kurti ka thënë se përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar, dhe se sipas tij, për këtë arsye nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë samit.

Kurti ka thënë se në konferencën e sotme në Tiranë ka theksuar mbështetjen dhe solidaritetin e Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR)”, ka shkruar kryeministri i shtetit.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një takim me sekretarin e Shtetit britanik për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, në rezidencën zyrtare “kështjella malore”.

Në postimin e tij në platformën X, Kurti ka theksuar se në të dyja vendet, Kosovë dhe Irlanda Veriore, qytetarët e të gjitha komuniteteve duan një shoqëri të sigurt, të begatë dhe të integruar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit