0.8 C
New York
Friday, January 3, 2025

Buy now

Kurti tregoi pse nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Çitaku i reagon ashpër: Çfarë tallje pa kripë

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili mbrëmë ka thënë se nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë për shkak se përton të mbushë formularët.

Zyrtarja e PDK-së është çuditur më pretendimin e shefit të Qeverisë.

Ajo ka bërë me dije se kjo është tallje pa krip.

“Mes shumë “perlave” të shprehura mbrëmë, Kryeministri paska deklaruar se nuk i ka vizituar luftëtarët e UÇK-së në Hagë, sepse, sipas tij, “priton të mbushë formularët”. Zot na ruaj! Ndoshta kjo shpjegon edhe mungesën e vizitave të tij në SHBA – ndoshta edhe për vizë amerikane është po i njëjti problem, “formularët”. Çfarë tallje pa krip, çfarë përbuzje dhe mungese e plotë empatie ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë. Turp”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në “Facebook”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë në RTK ka dhënë një arsye krejt të çuditshme se përse nuk i ka vizituar asnjëherë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Kurti në RTK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit